Javën e kaluar këngëtarja e njohur Fifi u shpall finalistja e parë e konkursit të kërcimit “Dancing with the Stars”.
Ditën e sotme ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka folur më shumë rreth eksperiencës në këtë spektakël dhe ndjesitë e saj pasi u mbështet nga publiku për tu shpallur finalistja e parë.
Fifi tha që ndihet shumë e lumtur që publiku e ka votuar dhe mbështetur atë në këtë eksperiencë, teksa tregoi se kanë punuar shumë për të arrituar aty ajo u shpreh se nuk e besonte që mori nga publiku një mbështetje kaq të madhe.
“Ishte një moment që aty thashë se më do publiku. Sepse ndonjëherë të duket sikur kanë ikur prej teje. Ai ishte momenti që ata ishin aty për ty dhe isha shumë e lumtur. Graciano ishte shumë etuzuiast, shumë i lumtur, kemi punuar shumë dhe nuk është e lehtë ta marrësh përsipër një program të tillë, është shumë impenjativ. Ai më tha vetëm: ‘Ia dolem’”– u shpreh këngëtarja.
Nga ana tjetër Fifi është shprehur se është habitur nga eliminimi i Julianës dhe Atalantës duke thënë se nuk e mendonte që kjo e fundit të eleminohej kaq shpejt.
“Dalja e Atalantës dhe e Xhulit më ka çuditur. Gara ka ardhur në një pikë që duhet të ikte dikush. Nuk e prisja të dilte Atalanta, mendoja se do të shkonte dhe një javë më tej. Për Xhulin kam shumë për të folur, por nuk dua të flas më.”– tha ajo.