MENU
klinika

Heqja e imunitetit

“Të paraqitej që në fillim në gjykatë”, Andoni: Berisha duhet ta kishte evituar këtë situatë

21.12.2023 - 19:18

Gazetari dhe analisti Ben Andoni ka folur për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai u shpreh se heqja e imunitetit nuk i falet Berishës, pasi është një deputet i vjetër, teksa shtoi se ish-kryeministri ka lëvizur përherë me dy regjistra dhe ky ka qenë problemi.

Andoni shtoi se Berisha duhet ta kishte evituar këtë situatë dhe se duhet të ishte paraqitur në gjykatë që në fillim.

“E gjithë ajo që lidhet me Berishën është pjesë e strategjisë së tij. Ka besuar shumë nga ekipi i tij. Berisha ka luajtur shumë me procedurat e vogla të përcaktimit të masës. Një individi si ai nuk i falet që të bënte një parashikim të tillë. Një personalitet si Berisha duhet të kishte evituar këtë situatë. Ai duhet të ishte paraqitur që në fillim në gjykatë. Berisha ka lëvizur gjithmonë me dy regjistra. Ky është problemi. Po të ishte përballur që në fillim, besoj që do qartësonte shumë nga këto hallka.

Do të mendonte në të tillë mënyrë nëse do respektonte institucionet. Në rast kur ju e patë që dje kur u mor vendimi nga Kushtetuesja, ai dhe ekipi i tij kanë thënë se institucionet janë të kapur. Nëse nuk respekton një institucion, nuk ke pse thua se është antikushtetuese.

Që në momentin që u shpall ‘non grata’ është kujdesur të thotë që ‘çështja ime gjyqësore është çështja ime personale’. Të njëjtën gjë ka bërë dhe kohët e fundit. Përherë ka thënë se është çështja e tij.

Në një opozitë që është kaq e ndarë nuk mund ta ashpërosh që ta ndash më shumë. Komisionet hetimore që ka kërkuar opozita duhen bërë”, tha Andoni.