MENU
klinika

“Është gabim i madh nëse…”

A duhet ta marrë Argita drejtimin e PD? Baçi: Është figurë e mirë politike, por kryetar kemi Berishën

21.12.2023 - 20:08

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi tha se ashpërsimi i masës së sigurisë për Sali Berishën nuk do të jetë pengesë.

Në një intervistë për “Report Tv”, Baçi komentoi dhe zërat se me rënien e Berishës, në krye të Rithemelimit do të jetë e bija Argita.

“Ne jemi në mosbindje civile ne jemi në protesta kemi rreth dy muaj në parlament që protestojmë. Izolimi i Berishës ka për t’u kthyer në bumerang sepse çdo deputet e çdo drejtues strukture do jetë një Sali Berishë nga sot e tutje.

Çdo individ ka të gjithë të drejtën e tij të jetë pjesë e garave. Për zonjën Malltezi nuk kam droje qe ta them për mua është një figurë shumë e mirë. Madje do thoja një gjetje e duhur që të jetë pjesë e PD në drejtimin e saj. Por ne e kemi kryetarin e PD, ai është Berisha. Ai vazhdon ta drejtojë dhe do vazhdojë ta drejtojë PD. Izolimi i zotit Berisha me çfarëdolloj mase s’ka për tu kthyer në pengesë, por do kthehet në bumerang. Është gabim i madh nëse mendojnë se do shuajnë opozitën”, tha Baçi.