MENU
klinika

Nga droga te krimet kundër personit

Kush është personazhi i ‘errët’ të arrestuar sot në Durrës?

22.12.2023 - 11:39

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me personazhin e njohur të policisë, që është arrestuar në kuadër të një operacioni ditën e sotme në Durrës.

Bëhet fjalë për Kep Arapin, të ashtuquajturin i “Forti i Sukthit”, i përfshirë në një tentativë vrasje me ish-shefin e Komisariatit, Dedan Gjoni.

Rexhep Arapi ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2021 në Durrës pasi i gjetën armë në lokalin e tij, ndërsa është akuzuar edhe për krime të tjera. Arapi lëvizte asokohe me mjet të blinduar ‘Benz’. Kep Arapin është me precedentë të mëparshëm kriminal kundër jetës së personit dhe në fushën e narkotikëve.