Safet Gjici dhe Alma Kaçi i qëndruan kërkesës në seancën paraprake për gjykim të shkurtuar.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se prokuroria deklaron se nga hetimet, rezultoi një bisedë e zhvilluar mes Alma Kaçit dhe Safet Gjicit në zyrën e tij. Gjici akuzohet se i premtoi Kaçit strehimin e qenve endacakë pas favorit seksual.
Sipas hetimeve të SPAK, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.