Kjo fundjavë i kushtohet Krishtlindjes, ndaj përgatitu për ca ide të lezetshme se si të kalosh 3 ditë me personin e zemrës:
Pak kakao dhe çokollatë e ngrohtë në shtëpi
Rehatohuni, rrini ngrohtë dhe përgatisni ca filxhane me kakao dhe çokollatë të ngrohtë, që të kënaqni zemrat!
Një piknik i vockël
Blini verë, porosisni diçka, ose në rastin më të mirë, gatuajeni vetë dhe organizoni një piknik me pemën e Krishtlindjes në sfond.
Bëni disa ornamente Krishtlindjeje
Sigurisht, zbukurimet e gatshme janë të bukura, por po sikur të bëni nga një ornament të lezetshëm dhe t’ia dedikoni njëri-tjetrit?
Darkoni në një restorant
Nëse e keni pasur gjithnjë me qejf një restorant, është momenti të rezervoni dhe të darkoni atje.
Shihni filma me tematikë Krishtlindjeje
Po, e zakonshme, por përmbushëse.
Gatuani biskota bashkë
Besojmë e dini! Përbërësi sekret për biskotat më të shijshme është dashuria. Edhe kanella. 😉
Shkruani një letër me kujtimet më të bukura të këtij viti
Është po aq romantike sa tingëllon.
Përgatisni bashkë darkën e Krishtlindjes
Dikush shtron mbulesën, dikush zbukuron pjatat…duket si darka perfekte.