Ushtria ukrainase ka mbetur pa ushtarë.
Në kërkim të atyre që mund të dërgohen në fushën e betejës, ministri i ri i Mbrojtjes Rustem Umerov po shqyrton mundësinë e rekrutimit të burrave ukrainas që jetojnë jashtë vendit.
Umerov tha në një intervistë për Bild, Welt TV dhe Politico, ukrainasve midis moshës 25 dhe 60 vjeç në Gjermani dhe vende të tjera duhet t’u kërkohet të raportojnë në qendrat e rekrutimit të forcave të armatosura. Kuptohet që ministri ka folur për ftesën. Por ai e bëri të qartë se do të ketë sanksione nëse dikush nuk përgjigjet.
Çfarë do të thotë saktësisht, ai nuk tha. “Ne jemi ende duke diskutuar se çfarë do të ndodhë nëse ata nuk vijnë vullnetarisht,” tha ministri. Në një intervistë për gjermanët Die Welt, Bild dhe Politico, Umerov e përshkroi rekrutimin si “jo një dënim” por një “nder”.
Në nëntor, gazeta austriake Express, duke iu referuar agjencisë evropiane të statistikave Eurostat, shkruante se rreth 650 mijë ukrainas të aftë për shërbimin ushtarak shkuan në vendet e Bashkimit Europian.
Pothuajse 200 mijë prej tyre ndodhen në Gjermani. Ushtria e Ukrainës dëshiron të mobilizojë 450,000 deri në 500,000 trupa të tjera për të zmbrapsur një pushtim rus. Megjithatë kornizat financiare dhe politike ende nuk janë sqaruar.
Presidenti Volodymyr Zelensky e quajti mobilizimin “një çështje shumë të ndjeshme”. Umerov, nga ana tjetër, theksoi se drejtësia është e rëndësishme.
Në të ardhmen, rekrutët duhet ta kenë të qartë paraprakisht se si do të trajnohen dhe pajisen, ku dhe kur do të shërbejnë dhe kur do të mund të kthehen në shtëpi nëse mbijetojnë.
Mijëra burra ukrainas po përpiqen të shmangin shërbimin ushtarak duke ikur jashtë vendit.