Përfaqësuesja e Kosovës në “Miss Universe”, Zana Berisha është bërë objekt kritikash në rrjetet sociale, jo për paraqitjen e saj, por për mënyrën se si e prezantoi vendin e saj.
Ajo u komentua se nuk kishte informacion mjaftueshëm për Kosovën. Në video Zana thoshte vazhdimisht: “Kosova është një vend i vogël, domethënë… ka popullsi të vogël, nuk është vend i madh. Është më mirë pas luftërave”.
Modelja ka zbuluar se si ndodhi e gjithë situata ku u gjend e papërgatitur.
“Pasi i përfunduam provat gjenerale në orën 3 pas mesnate na zgjuan dhe na thanë të bënim xhirimet për vendin tonë. Me 2 orë gjumë dhe e stërlodhur nga provat, nuk mund të flisja rrjedhshëm. Isha personi i parë që duhet të bëja videon. Prandaj kam folur ashtu. Kërkova që ta përsërisja videon, por ishin 100 vajza që duhet të xhironin dhe video nuk u përsërit”, u shpreh Zana në “Prive”.