MENU
klinika

Zbuloni përfitimet

Nga tretja te kockat, zbuloni vetitë shëruese të karafilit

23.12.2023 - 07:18

ërgjatë gjithë historisë së njerëzimit, karafili (emri shkencor i së cilit është Eugenia Caryophyllata) është njohur për vetitë e tij të jashtëzakonshme.

Bima ka gjetur përdorim që para lindjes së Krishtit kryesisht në Indonezi, për të marrë më pas përhapje në Kinë, Filipine, Amerikën Qëndrore dhe në atë të Jugut.

Gonxhet e mrekullueshme (të cilat thahen derisa marrin ngjyrë kafe) përmbajnë vitaminë A, C, K, Beta karoten si dhe mineralet magnez, hekur, mangan, potasium dhe selenium. Më poshtë do të gjeni disa përfitime nga përdorimi i karafilit:

Forcon sistemin imunitar

Karafili ndihmon në rritjen e numrit të qelizave të bardha të gjakut, të cilat luftojnë infeksionet e ndryshme në trup. Po kështu, gonxhet e thara përmbajnë edhe shumë vitaminë C.

Ndihmon tretjen

Të pasura me fibra, gonxhet parandalojnë kapsllëkun, ndërkohë që nxisin prodhimin e enzimave ndihmuese përsa i përket realizimit të procesit të tretjs. Që karafili t’ju ndihmojë sa më shumë me tretjen, e mira është ta konsumoni në formë pluhuri ose të përzier me mjaftë.

Lehtëson dhimbjen e dhëmbëve

Nëse keni dhimbje të padurueshme, derisa të shkoni te mjeku vendosni pak karafil të tharë në zonën problematike. Duhet të dini që karafili gëzon veti anestezike lokale.

Po kështu:

-Shumë i këshillueshëm për kockat;

Karafili përmban elemente të caktuara që sigurojnë shëndetin e kockave dhe rritjen e dendësisë së tyre.

Veti kundërbakteriale

Sipas një studimi në Buenos Aires, vaji i karafilit mban larg baktere si E. Coli ose staphylococcus. Këshillohet që për 21 ditë të realizohet gargare bimore me vaj karafili dhe borziloku, si një mënyrë për të përmirësuar shëndetin e gojës.

Plot me antioksidantë

Falë karafilit mund të ulni kolesterolin dhe presionin në gjak, të përmirësoni funksionimin e arterieve dhe rritjen e jetëgjatësisë.

Ndihmon gjithashtu:

– Në çlirimin e gazrave;

– Dhimbjen e fytit;

– Luftimin e artritit dhe osteoporozës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN