Ekspertjaekonomike, Erjola Hoxha, theksoi për “Money Report” se fuqia blerëse për festat e fundvitit ka rënë për shkak të çmimeve të larta.
Ajo thotë se duke pasur parasysh rritjen e çmimeve për shkak të krizave në botë, dhe rritjen për fundvit, qytetarët po blejnë vetëm produktet bazë.
“Muaji dhjetor shënon rritje të përgjithshme të produkteve të shportës dhe ushqimeve tradicionale, çmimet janë ato të cilat prej dy vitesh kanë vlerë të lartë krahasuar me vendet evropiane.
Në Shqipëri nuk janë stabilizuar por nga muaji dhjetor nga viti në vit, çmimet kanë pësuar rritje për produktet e shportës dhe ato tradicionale të festive të fundvitit.
Në këto kushte me çmime të larta, më shumë se produkteve bazë të disa muajve më parë, shqiptarët po shpenzojnë më shumë por me çmimet më të larta ka rënë fuqia blerëse e shqiptarëve dhe po zëvendësohet me disa produkte kryesore.
Produktet e luksit janë përjashtuar dhe blihen nga një pakicë e vogël që kanë të ardhura të larta.“, u shpreh ajo.
Sipas saj, është e nevojshme që vëmendja të përqendrohet tek personat me paga mesatare dhe të ulët. Më tej, ajo rekomandoi që qytetarët t’i kalojnë pushimet në vend.
“Do të këshilloja që t’i kalojnë festat në vend në mënyrë që të kemi sa më shumë të ardhura dhe turistë të huaj pasi ne kemi shifra të larta në turizëm.
Kemi turizëm gjithpërfshirës por një këshillë si financiare për kushtet ekonomike që jemi që festat e fundvitit duhet të jenë në vendin tonë”, përfundoi ajo.