23.12.2023 - 13:06
Ekonomia e vendit u rrit me 3.46 për qind në tremujorin e tretë në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.
Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +1.20 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,68 pikë përqindje, Ndërtimi me +0,45 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0.43 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,26 pikë përqindje.
Në tremujorin e dytë (prill-qershor), ekonomia u rrit me 3.23 për qind.