MENU
klinika

Si paraqitet situata?

Fasonët më të prekurit, euro fundos eksportet dhe industrinë

23.12.2023 - 13:08

Pas disa muaj paralajmërimesh, eksportuesit dhe kryesisht fasonët kanë marrë vendimin që në fillim të janarit të nisin protestat përpara kryeministrisë. Ata deklarojnë se po falimentojnë, kryesisht nga zhvlerësimi i euros në tregun vendas.

Por si është realisht situata me eksportet?

“Në grafik kemi nxjerre të dhënat mbi vlerën e eksporteve çdo muaj në harkun kohor të një viti. të dhënat tregojnë se ka një tkurrje të ndjeshme të tyre, nga 42 miliardë lekë në n nëntorit të vitit të kaluar, në 33 miliardë në nëntor të këtij viti.

Rënia është edhe më e ndjeshme nëse e shohim pak më të shtrirë në kohë.

Gjatë këtij viti, me përjashtim të dhjetorit, rënia e eksporteve vlerësohet me rreth 44 miliardë lekë ose gati 10% më pak kundrejt 2022-it.

Por cilat janë industritë që janë goditur më shumë dhe rrjedhimisht, kanë shënuar edhe rënien më të fortë në prodhim gjatë këtij viti?

Siç duket edhe nga grafiku, dy janë grupet më të prekura: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, kryesisht për shkak të rënies së eksporteve të energjisë dhe grupi “Tekstile dhe këpucë”, që nënkupton sektorin fason.

Por pse prodhimi shqiptar dhe rrjedhimisht edhe eksporti “Made in Albania” ndodhet në këto kushte?

Bazuar në vrojtimet e shoqatave të biznesit, kemi evidentuar katër faktorë kryesorë që po rrëzojnë eksportet: mungesa e fuqisë punëtore; zhvlerësimi i euros; mungesa e fondeve dhe korrupsioni”.