Kur të gjithë fëmijët i presim me padurim festat e fundvitit, nuk ndodh kështu për fëmijët e çiftit të famshëm, Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, të cilët nuk do të marrin asnjë dhuratë!
Muaj më parë gjatë një interviste çifti zbuluan se janë prindër vërtetë të rreptë duke rrëfyer se për fëmijët e tyre nuk do të ketë asnjë trashëgimi. Paratë e tyre ata do të duhen t’i fitojnë vetë.
Së fundmi, dyshja e famshme e aktorëve kanë treguar se për Krishtlindje fëmijët e tyre nuk do të marrin asnjë dhuratë. Sipas Milës, ata janë shumë të vegjël dhe nuk e dinë se çfarë duan për këtë arsye është e kotë që t’i blejnë dhurata djalit dhe vajzës.
Ajo gjithashtu shtoi se të gjitha dhuratat e blerë nga të afërmit e tyre do të shkojnë për bamirësi. Kjo është tradita më e re në familjen e tyre.