MENU
klinika

Deklarata

Meta uron Krishtlindjet dhe tregon dhuratën

25.12.2018 - 13:23

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Krishtlindjeve në një deklaratë për mediat.

Ai bëri thirrje për më shumë humanizëm dhe që të mos lëmë ata që janë në vështirësi vetëm.

“Gëzuar të gjithë besimtarëve të Krishterë, e njëkohësisht për të gjithë shqiptarët. Të mos lëmë ata që janë në vëshitrësi vetëm, por t’i japim dorën që shoqëria jonë të jetë e plotë,” tha Meta.

I pyetur për Reformën Zgjedhore, Presidenti i shpreh që nga kjo ditë feste të shtojmë mençurinë për t’i zgjidhur gjërat.

“Kjo është një ditë që na fton të gjithë të shtojmë urtësinë që Krishtlindjet e tjera të na gjejnë më të gëzuar, dhe me negociata me BE,” u shpreh ai.

Meta tregoi se kush ishte personi që i kishte bërë dhuratë në këtë ditë feste.

“Unë kam marrë dy dhurata, një nga goca e vogël, do bëjmë dhurata, jashtë familjes atje ku ka më shumë nevojë për dhuarata,” tha Meta.

Çfarë përmbanin mesazhet që u dërgoi në WhatsApp të miturave

Pezullohet nga shkolla mësuesi që ngacmoi s*ksualisht dy nxënëset!

Donald Trump sot në Shtëpinë e Bardhë me ftesë të Joe Biden!

Sky News: Prisni shtrëngimin më të ftohtë të duarve në historinë amerikane

Mediu: Tirana zyrtare të heq dorë nga qëllimet paternaliste ndaj Kosovës

Kreu i PR takon eksponentët e Administratës së re të Trump!

Rebeshe shiu, dëborë dhe temperatura të ulëta

Paralajmërimi: Ç’pritet të ndodhë me motin këtë javë