Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, duke e ndalur theksin tek zhvillimet që vijnë nga Prokuroria Speciale (SPAK), e cila në kuadër të luftës kundër korrupsionit po godet majtas dhe djathtas. Sot që flasim një ndër politikanët që ka dominuar skenën politike në Shqipëri në këto 3 dekada është ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tashmë ka rënë në “rrjetën” e SPAK. Por për këto zhvillime dhe jovetëm një koment e ka dhënë edhe avokat Ngjela, i cili zbulon se çfarë do të ndodhë pas arrestimit të Sali Berishës dhe si do të burgosen nga SPAK të gjithë krerët e lartë të korruptuar dhe të blerë nga Beogradi, Athina e Moska. Madje ai tregon dhe kush do e drejtojë Shqipërinë pasi të largohet kryeministri Edi Rama nga pushteti (qeveria). “Sot në Evropë janë dy shtete shqiptare dhe dy kryeministra që drejtojnë Shqipërinë dhe Kosovën. Pra janë dy politika shqiptare, por që ende nuk kanë sjellë asgjë në lidhje me mirëqenien dhe me zhvillimin e interesit kombëtar shqiptar. Shkaku kryesor i krizës shqiptare, në këta 30 vite të demokracisë, duhet ta theksojmë se ka qenë korrupsioni por edhe ndërhyrja e Beogradit, e Athinës dhe Moskës, të cilat kanë dëmtuar shumë në bashkëpunim me krerët e politikës së lartë shqiptare, të kapur prej tyre. Dhe kjo nuk ka qenë dhe nuk është një ngjarje që ka kaluar; por është një gjendje shoqërore që ka ardhur dhe vijon të jetë si pasojë e shkakut që shpjeguam më lart. Por, të shumtë janë ata sot që e kanë shpresën tek SPAK. Edhe unë jam një nga ata. Të shohim, sepse nëse ndodh vërtet që SPAK të shkatërrojë penalisht korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri, shoqëria shqiptare do të fillojë të drejtohet nga intelektualizmi shqiptar, që ndodhet në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë. Pas kësaj goditjeje të gjerë penale në majat e politikës së korruptuar, frika do ta frenojë shumë oreksin që kanë pushtetarët shqiptarë në lidhje me pasurimin e tyre korruptiv. Gjithsesi, mendojmë se, arrestimi dhe dënimi i korrupsionit Berisha, do ta fillojë procesin e ardhjes së drejtësisë shoqërore antikorrupsion në Shqipëri…”, deklaroi avokat Ngjela.
Ngjela: Mos u kruani me SPAK-un, se është Uashingtoni pas tyre
Ndërkohë edhe pak ditë më parë avokat Spartak Ngjela ka bërë një editorial, teksa iu bën thirrje të korruptuarve në Shqipëri që të mos intimidojnë Prokurorinë Speciale (SPAK), pasi siç thotë ai pas këtij institucioni fshihen Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Çështja “Berisha”
Por, këtë çështje të bashkimit kombëtar po e dëmtojnë shumë konfliktet e brendshme që ka sot në Shqipëri, por edhe të dy kryeministrat, në Tiranë dhe në Prishtinë, që, ose nuk e kuptojnë politikën që u analizua më lart, ose nuk e duan Bashkimin Kombëtar. Por çfarë po ndodh në Shqipëri? Është fakti që, Sali Berisha, dëmprurësi më i madh i shqiptarëve, ka hyrë në një vicious circle – në një rreth vicioz, ne lidhje me politikën e forcës amerikane, sepse, në Amerikë është “non-grata” dhe në Shqipëri është nën akuzë penale në SPAK. Por edhe SPAK drejtohet nga Uashingtoni. Por ç’është rrethi vicioz? Rrethi vicioz, në logjikë, është rrjedhojë e një shkaku dhe pasoje reciproke në të cilën dy apo më shumë elementë intensifikojnë dhe përjashtojnë njëri-tjetrin, duke çuar në mënyrë të pashmangshme në përkeqësimin e situatës në funksion të një zgjidhjeje. Kurse në Shqipëri rrethi vicioz shprehte shumë bukur: “hip se të vrava, zbrit se të vrava”.
Korrupsioni dhe shpopullimi
Por këta muaj që vijnë mendohet se shqiptarët do t’i japin fund, më në fund, një kohe politike tepër djallëzore me ngarkesa të mëdha antikombëtare, dhe me një korrupsion-vjedhje që i ka lenë shqiptarët edhe të varfër, edhe pa atdhe. Shumë shqiptarë kanë ikur. Shumë shqiptarë duan të ikin. Kurse ata që i bënë dëmin dhe e vodhën, dhe e plaçkitën Shqipërinë, pasi erdhën në pushtet si shpëtimtarë, po vërtiten sot si në jerm, duke folur gjithë ditën nëpër mediat e blera prej tyre – dhe ky është grupi Berisha. Në fakt janë ende larg, dhe jo në drejtim të drejtpërdrejtë me akuzën e tyre penale. Deri tani nuk kanë paraqitur asnjë mbrojtje juridike në funksion të akuzës së tyre për korrupsion, në lidhje me pasurinë që disponojnë aktualisht. Kurse akuza është e qartë ndaj të akuzuarve, sepse ligji është i qartë: në këtë rast akuza nuk ka forcë nëse i akuzuari ka fakte të plota që tregon se pasurinë e tij ai e ka blerë ose e ka grumbulluar në bankë me të ardhurat e tij legale. Kaq dhe asgjë më shumë. Por nga të akuzuarit deri tani nuk kemi dëgjuar prova të tilla. Ata i drejtohen opinionit publik dhe votuesve të tyre në Shqipëri. Gjithë të tjerat janë shumë zhurmë për asgjë. Zotërinj, nuk është partia politike dhe votuesit e tu ata që mund të të japin pafajësinë, por vetëm Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë. Kujtoni presidentin më të fuqishëm në votime në Amerikë, Richard Nikson, dhe presidentin Bill Klinton, të dy përpara proceseve penal, duke qenë Presidentë. Por ata ishin burra shteti dhe avokatë të mëdhenj, dhe të dy ndoqën procedurën ligjore, dhe fituan.