MENU
klinika

Vula e PD në Apel

Avokati Hoxha shpjegon procedurën që do ndiqet dhe se kur mund të merret vendimi

27.12.2023 - 21:50

Gjykata e Lartë e ktheu për rigjykim me një trupë të re në Gjykatën e Apelit çështjen se kujt i takon vula e PD.

Avokati Arbër Hoxha i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj ka sqaruar se kur do të merret vendimi për vulën dhe procedura që do të ndiqet.

“Ka një vendimmarrje të gjykatës së shkallës së parë që është ankimuar në gjykatën e apelit. Si duket gjykata e apelit e ka pasur të vështirë të pamundur ligjërisht këtë nuk di ta them dhe e ka dërguar çështjen për rigjykim në shkallën e parë. Më pas është bërë rekurs nga Berisha dhe çështja është dërguar në gjykatën e lartë për të mos u rigjykuar dot në shkallë të parë dhe shkalla e parë nuk mund ta rigjykonte derisa të kishte një vendimmarrje të gjykatës së lartë. Gjykata e lartë me ndryshimet e kodit të procedurës civile është një një gjykatë ligji dhe jo fakt dhe nuk mund ti hyjë gjykimit në themel. Me vendimin e sotëm pasi do shikohet kur të zbardhet vendimi se tani kemi vetëm njoftim shtypi, por duket se bëhet fjalë për një vendimmarrje që e detyron apelin gjykatë e shkallës së dytë që të veprojë si gjykatë e shkallës së parë. Gjykata e apelit tanimë ka detyrim ligjor sipas vendimmarrjes së gjykatës së lartë që të kthehet në një gjykatë fakti dhe ti japë përgjigje të gjithë pretendimeve të ngritura nga të dyja palët”, tha avokati në një lidhje skype me gazetarin Arbër Hitaj.
Avokati shtoi se çështja mund të merret në shqyrtim në Gjykatën e Apelit në verë të 2024.

“Si procedurë… Në Apel janë qindra mijëra dosje që flenë dhe me mbylljen e 5 gjykatave të apelit duke u krijuar vetëm një gjykatë e apelit të juridiksionit të përgjithshëm sigurisht që do të marrë një kohë të konsiderueshme. Por duke parë interesin publik gjykata e apelit nuk do ndjekë radhën por do marrë një kohë më të shkurtër. 1 muaj ose dy muaj mund të dojë vendimi i gjykatës së lartë për tu zbardhur derisa dosja të regjistrohet përsëri ne gjykatën e apelit pra do kërkojë të paktën rreth 6 apo shtatë muaj. Bëhet fjalë për verën e 2024 duhet të paktën që të gjykohen në gjykatën e apelit e cila do jetë si gjykatë fakti e shkallës së parë”.

Por ndryshe mendon avokati Idajet Beqiri i cili thekson se “Maksimumi brenda muajit shkurt do kemi një vendim për këtë çështje”.

Ndërsa Azgan Haklaj, anëtari i Kryesisë së PD, deklaroi se për këtë çështje një hap larg vendosjes së drejtësisë.

“Vendimi i gjykatës së lartë është një hap larg vendosjes së drejtësisë së munguar për çështjen e PD. Më vjen mirë që dhe avokati pranoi që tashmë gjykata e apelit po bën detyrën e gjykatës së faktit. Gjykata e lartë i lë në detyrë gjykatës së apelit që të kryejë këtë detyrë që duhej ta kryente gjykata e shkallës së parë. Tashmë njerëzit kuptojnë çka ndodhur. Përfundimisht PD udhëhiqet nga Lulzim Basha.”

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”