MENU
klinika

“Kjo ishte foto e fundit”

Anna Lika na përloti me fjalët drejtuar mamasë

28.12.2023 - 13:38

Aktorja e njohur Anna Lika i ka emocionuar të gjithë me disa fjalë prekëse kushtuar nënës së saj, Ilda Gjoni e cila ndërroi jetë pak ditë më parë.

Ajo ka postuar në Instagram foton e fundit që e ëma kishte bërë për Krishtlindej të cilën nuk arriti ta publikojë kurrë pasi në atë ditë ajo vdiq.

“Mami im, e bukura ime! Kjo ishte foto e fundit e jotja qe ti nuk arrite ta postoje dot per Krishtlindje se zoti te donte aq shume sa ne kete dite te mori pran tij. E di qe ti do jesh gjithmon duke na par nga atje lart dhe te premtoj qe s’do na shohesh kurr me lot ne sy por vetem te buzeqeshur ashtu sic ishe dhe ti deri ne momentet e fundit. Une, Viki dhe Rodeo jemi krenar per nenen qe ke qen per ne. Nuk do kisha dashur kurr te beja kete postim per ty. Do me mungosh çdo dite e bukura ime!”– ka shkruar aktorja.

Ndonëse kanë kaluar disa ditë që Ilda ka ndërruar jetë, familja Gjoni ka vendosur që ta mbajë private shkakun e vdekjes së njeriut të tyre të shtrenjtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN