MENU
klinika

Eksploroi Tiranën

‘Doktori i Mrekullive’ na përshëndeti edhe në shqip

28.12.2023 - 13:45

Po, po është e vërtetë! Me gjasë këto ditë do të keni hasur në rrugët dhe rrugicat e Tiranës, Taner Olmez, aktorin turk që fiksoi gjithë shqiptarët pas ekraneve të televizionit me rolin e tij në telenovelën ‘Doktori i Mrekullive’.

Aktori ka ndjekur nga afër një nga eventet më të rëndësishme muzikore ‘Festivalin e Këngës’, ku duket se u ftua nga Nik Xhelilaj aktori shqiptar i cili ka bërë bujë me rolet e tij në telenovelat turke.

Së fundmi Olmez, ka ndarë disa ‘copëza’ nga aventura e tij në Tiranë, ku shihet se ka parë nga afër edhe stadiumin ‘Air Albania’, zbukurimet në ‘Sheshin Skënderbej’ dhe ka shijuar një mbrëmje në klubet e kryeqytetit.

Postimin ai e shoqëroi sigurisht me një përshëndetje në shqip. Duket se aktori turk e paska shijuar në maksimum qëndrimin në kryeqytetin tonë.

“Mirëmbrëma miq, mirëmbrëma Tirana. Faleminderit Nik Xhelilaj”, shkruan Taner Olmez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aktori shqiptar ndan foto nga dasma

Ylli i “Doktori i Mrekullive” i jep fund beqarisë

Sarp aktori më i paguar në sezon

Aktorët turq dhe pagesat e majme për një serial