MENU
klinika

Urimi për Krishtlindje

Kryemadhi: Paqe në politikë për të mirën e kombit

25.12.2018 - 14:22

Në ditën e Krishtlindjeve, në kohën kur besimtarët e krishterë festojnë ditën e lindjes së Krishtit, edhe liderët politikë kanë dhënë urimet e tyre.
Përmes një prononcimi për mediat, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga Katedralja Orthosokse tha se dakordësia mes politikës shqiptare do të sillte paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët.

Ajo është e mendimit se të gjithë politikanët duhet të kthejnë besimin në zot, pasi sipas saj, kjo është në interes të popullsisë dhe të perspektivës së vendit.

Mendoj se dakordësia e paqja e politikës shqiptare do të sillte begati. Mendoj se politika duhet ta kthejë besimi në zot, sepse kjo do ta ndihmojë t’i shërbejë popullit”, tha mes tjerash Kryemadhi.

Urimi i plotë:
“Në këtë ditë Krishtlindjesh me këtë diell të mrekullueshëm që sot ia dha Zoti Tiranës, unë dua të uroj sot të gjithë shqiptarët, Krishtlindje të mbara dhe të bardha! Mbarësi, lumturi në familjet e tyre!

Zoti dërgoi Krishtin te ne për të na thënë që na do shumë dhe ne duhet ta duam Zotin, të besojmë te Ai, ti rikthehemi besimit, sepse vetëm besimi në

Zot do të na drejtojë në një rrugë të mbarë, do të na drejtojë në rrugën e drejtë dhe do të na drejtojë drejt të vërtetave.

Këto Krishtlindje, të jenë Krishtlindjet të cilat të sjellin shqiptarëve dashuri në shpirt, begati në familjet e tyre dhe në familjet e tyre qofshin të lumtur, sepse shqiptarët e meritojnë lumturinë!

Faleminderit! Gëzuar dhe ju në këtë ditë të mbarë!

A do të ketë diell edhe në politikën shqiptare, pasi në mesazhin e dhënë nga klerët fetarë ka qenë për më shumë dakortësi dhe për më shumë paqe në politikën shqiptare për të mirën e kombit?

Mendoj që dakortësia dhe paqja e politikës, do të sillte begati për shqiptarët dhe mendoj që politika duhet ti kthejë sytë e saj nga besimi, sepse besimi në Zot do ti japi politikës edhe ndriçimin në rrugën e saj të drejtë, që të mos gabojë, por të eci aty ku duhet. Që t’i shërbejë qytetarëve të saj.

Një politikë që nuk i shërben më qytetarëve të saj, nuk është më politikë, por është armiku. Faleminderit!, thuhet në urimin e Kryemadhit.

Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!