MENU
klinika

Kryetari i zgjedhur i Himarës 'molla e sherri'

Qeveria greke: S’kemi ndryshuar qëndrim për çështjen e Belerit

28.12.2023 - 15:02

Zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis, ka mbrojtur qëndrimin e Greqisë për rastin e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili ndodhet në paraburgim që prej majit me akuzën e blerjes së votave.

“Qëndrimi i qeverisë greke nuk ka ndryshuar. Pozicioni është specifik. Ne besojmë se duhet kuptuar plotësisht dhe të respektohen të drejtat e Fredi Belerit, i cili është kryetar i zgjedhur ligjërisht. Për çështjen e betimit duhet të njihet rezultati zgjedhor, si dhe prezumimi i pafajësisë,” tha Marinakis.

Sipas Kathimerimit, qëndrimi i tij erdhi pasi të shtunën u raportua se rivali socialist i Belerit kishte dhënë dorëheqjen pas komenteve të kryeministrit Edi Rama, që vuri në dyshim legjitimitetin e tij.

“Fakti që kemi një deformim absolut, me mosbetimin e kryetarit të zgjedhor ligjor, ndërkohë që në detyrë është një kryebashkiak i rrëzuar me votë, tregon se ky është një paradoks. Nëse ky paradoks hiqet pjesërisht, është diçka që regjistrohet si pozitive,” tha Marinakis.

“Kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe kjo qeveri nuk bëjnë kompromis për çështjet e shtetit ligjor dhe të drejtave të njeriut. Në këtë moment, qëndrimi grek është bërë qëndrim evropian,” tha ai.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi