MENU
klinika

Shprehje për Shkodrën

Çka e cila është Shkodra?

02.01.2019 - 16:48

Shkodra është një qytet mijëravjeçar për të cilin është folur e flitet shumë. Po të mos ishte ky qytet, nuk do kishim Marubin, Idromenon, Jakovën, Kuritn, Mjedën, Vasën, Fishtën, Koliqin e të tjerë të cilët fati i lidhi pazgjidhshmërisht me Shkodrën.

Më poshtë, mund të lexoni në listë me disa thënie që njerëz të njohur, shkodranë e jo shkodranë kanë thënë për qytetin e Shkodrës:

Shkodra ka fitue nam të madh, se historia e saj ka qenë me të vërtetë madhështore. Marin Barleti

Kultura e qytetit të Shkodrës asht e tillë që ka rrezatue, jo vetëm në Shqipni, por edhe në Ballkan. Të gjitha periudhat e vështira të mbijetesës dhe të luftave për pavarësi, kanë mrenda edhe emnin e Shkodrës. Edith Durham

Shkodra i dha pa ndërpremje yje të ndritshëm kulturës shqiptar. Pashko Gjeçi

Sa herë përmendën emna të mëdhaj të shekncës e kulturës, mendja të shkon te Shkodra, dhe sa herë përmendet Shkodra, mendja të shkon te këta personalitete të shqueme. Ramadan Sokoli

E dua Shkodrën dhe e çmoj… Nga ekuivalenca e traditës së fortë, Shkodra po kalon pa konflikt të brendshëm tek ndryshimet dhe vlerat e reja që sjell moderniteti… Sot, për hir të modernitetit bëhet thirrje për të tejkaluar gjithçka që nuk i qëndron racionales.. Shkodra është qyteti që më shumë se kudo të vjen t’i besosh ringjalljes hyjnore.” Zija Çela

Këto janë pak, shumë pak nga çfarë është thënë për Zojën Shkodër, por mjaftojnë për të na treguar se si është kjo zojë!

/A.D

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët