Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si “amnisti të tretë” për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, kontrollet e Byrosë Kombëtare të Hetimit në Delta Pharma dhe rrjetin e farmacive “Ditë Natë” me urdhër të SPAK.
I pyetur nëse po shkohet drejt arrestimit të Beqajt, Berisha u shpreh se “kush e tha, mos bëj shaka”.
“Kush e tha, mos bëj shaka, është për të shkruar drejt amnistisë së tretë. Ka emëruar kushëririn e tij të parë me mbiemër Byrazeri për të bërë studimin e fizibilitetit, të mos bësh përgjegjës Beqaj i cili jashtë çdo tagri ligjor ka përcaktuar fitues Rrapaj, ka mashtruar publikisht se çmimi është më i lirë, kur del 82 herë më i shtrenjtë.
Firmos për t’i falur koncesionarit një kat të tërë të spitalit të sapondërtuar, është sipërmarrja Rama-Beqaj. Është identike me vjedhjen e parë. Krijojnë përshtypjen se po kërkojnë paratë”, deklaroi lideri demokrat në konferencën për mediat.