Ambasadori amerikan në Kosovës, Jeffrey Hovenier deklaroi se pret përparim real nga Prishtina dhe Beogradi në zbatimin e marrëveshjes bazë të dalë nga dialogu, teksa ju rikujtoi palëve obligimet që i presin në dialog gjatë 2024-s. Ai gjithashut theksoi se procesi duhet të përmbyllet me njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në adresimin e fundit të vitit tha se me gjithë pengesat, nuk do të ndalet përkushtimi në funksion të zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit.
“Më 2024 shpresojmë të shohim përparim të njëmendtë, duke përfshirë Serbinë që ndërmerr hapa të rëndësishëm për përmbushjen e të gjitha detyrimeve të saj sipas kësaj marrëveshjeje, si dhe Kosovën që gjithashtu i përmbush detyrimet e saj, përfshirë që të lëvizë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Përfundimisht, ky proces i normalizimit përmbyllet me njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës e Serbisë, përderisa të dyja vendet kërkojnë të përmbushin rrugëtimin e tyre drejt BE-së. Zbatimi i marrëveshjes bazë dhe i aneksit të zbatimit paraqet hap të madh drejt asaj të ardhmeje”, tha Hovenier.