MENU
klinika

Veshkat dhe mushkëritë

Çfarë është testi i nivelit të oksigjenit në gjak?

25.12.2018 - 15:04

Një test i nivelit të oksigjenit në gjak, i njohur edhe si analizë e gazit të gjakut, mat sasinë e oksigjenit dhe dyoksidit të karbonit në gjak.

Kur merrni frymë, mushkëritë tuaja marrin (thithin) oksigjenin dhe nxjerrin dyoksid karboni. Nëse ekziston një çekuilibër në nivelin e oksigjenit dhe të dyoksidit të karbonit në gjak, kjo mund të nënkuptojë që mushkëritë nuk funksionojnë mirë.

Një test i nivelit të oksigjenit në gjak gjithashtu kontrollon balancën e acideve dhe bazave, të njohur si bilanci i pH, në gjak. Shumë ose shumë pak acid në gjak, tregon se ka një problem me mushkëritë ose veshkat.

testi i nivelit te oksigjenit ne gjak-konica.al

Për çfarë përdoret?

Një test i nivelit të oksigjenit në gjak përdoret për të kontrolluar se sa mirë funksionojnë mushkëritë dhe mat ekuilibrin acid-bazë.

Testi zakonisht përfshin matjet e mëposhtme:

*Përmbajtjen e oksigjenit (O2CT). Kjo mat sasinë e oksigjenit në gjak.

*Ngopjen e oksigjenit (O2Sat). Kjo mat sasinë e hemoglobinës në gjak. Hemoglobina është një proteinë në qelizat e kuqe të gjakut që transporton oksigjen nga mushkëritë në pjesën tjetër të trupit.

*Presioni i pjesshëm i oksigjenit (PaO2). Kjo mat presionin e oksigjenit të tretur në gjak dhe tregon se sa mirë lëviz oksigjeni nga mushkëritë në gjak.

*Presioni i pjesshëm i dyoksidit të karbonit (PaCO2). Kjo mat sasinë e dyoksidit të karbonit në gjak.

*PH. mat balancën e acideve dhe bazave në gjak.

Pse kemi nevojë për një test të nivelit të oksigjenit në gjak?

Ka shumë arsye për bërë këtë test. Ju mund të keni nevojë për këtë test nëse:

*Keni problem me frymëmarrjen;

*Keni përzierje dhe / ose të vjella të shpeshta;

*Nëse jeni duke u trajtuar për sëmundje të mushkërive, si astma, sëmundje pulmonare obstruktive kronike (COPD), ose fibrozë cistike. Testi mund të ndihmojë për të parë nëse trajtimi është duke funksionuar ose jo;

*Në raste mbidozë të drogës;

*Nëse trajtoheni me oksigjen në spital. Testi mund të ndihmojë të siguroheni se po merrni sasinë e duhur të oksigjenit;

*Në rast helmimi me monoksid karboni;

*Një foshnje e porsalindur mund të ketë nevojë edhe për këtë test nëse ka vështirësi në frymëmarrje.

testi i nivelit te oksigjenit ne gjak-konica.al

Çfarë ndodh gjatë testit të nivelit të oksigjenit në gjak?

Shumica e testeve të gjakut marrin një mostër nga një venë. Për këtë test, mjeku do të marrë një mostër të gjakut nga një arterie. Kjo për shkak se gjaku në arterie ka nivele më të larta oksigjeni sesa gjaku nga venat. Mostra zakonisht merret nga një arterie në dorë. Kjo quhet arterie radiale. Ndonjëherë kampioni merret nga një arterie në bërryl ose në ijë. Nëse një i porsalindur është duke u testuar, mostra mund të merret nga thembra e foshnjës ose kordoni kërthizor.

A ka rrezik ky test?

Rreziqet janë shumë të pakta. Mund të keni pak gjakderdhje ose dhimbje në vendin ku është marr gjaku. Megjithëse problemet janë të rralla, duhet të shmangni ngritjen e objekteve të rënda për 24 orë pas testit.

Çfarë tregojnë rezultatet?

Nëse rezultatet e nivelit të oksigjenit në gjak nuk janë normale, kjo mund të nënkuptojë:

*Nuk po merrni oksigjen mjaftueshëm;

*Nuk po çlironi dyoksid karboni mjaftueshëm;

*Keni një mungesë ekuilibri në nivelet acid-bazë.

Këto kushte mund të jenë shenja të një sëmundjeje të mushkërive ose veshkave.

Testi nuk mund të diagnostikojë sëmundje specifike, por nëse rezultatet nuk janë normale, mjeku do të urdhërojë më shumë analiza për të konfirmuar ose përjashtuar një diagnozë.

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?

Ja 4 frutat e thata që ulin kolesterolin

Sekreti për një zemër të mirë qëndron në dietë!

Rekomandimet për përdorimin e pajisjeve digjitale

Sa orë duhet të qëndrojmë në telefon?