31.12.2023 - 17:23
Fredi Beleri ka marrë leje këtë të dielë të jetë prezent në ceremoninë mortore të gjyshes së tij të ndierë.
Leja i është aprovuar teksa pritet nga momenti në moment të mbërrijë në varrezat e Himarës ku do të bëhet edhe përcjellja për në banesën e fundit.
Himara për këtë ngjarje blindohet nga forca të shumta të Policisë së Shtetit si dhe forca të ndërhyrjes së shpejtë.
Me dhjetëra efektivë prezent në Himarë për garantuar sigurinë përgjatë gjithë ceremonisë mortore.