Le ta pranojmë që po lëmë pas një vit të mbushur me tendenca që janë bërë virale në rrjetet sociale, aq sa është e vështirë të përkufizosh industrinë e bukurisë për 2023-ishin. Trende të frymëzuara nga ushqimi, si thonjtë në nuancë boronice, apo grimi latte u zgjodhën nga shumë vajza. Por, disa syresh, 7 më kryesoret duket se “vulosën” botën e bukurisë për këtë vit dhe ky është momenti që t’jua risjellim në vëmendje:
#1 Grimi i mbingarkuar
Me përbërës si acidi hialuronik dhe peptidet, grimi i mbingarkuar ishte një nga më protagonistët për vitin 2023. Nuanca të fondatinës që “ngopin” lëkurën, kremra me faktorë mbrojtës, tone për sytë, gjithçka për të plotësuar make up-in tuaj.
#2 Teknika underpainting
Emri i këtij trendi është mjaft vetëshpjegues: do të theksosh korrektorin, konturin dhe blushin e mollëzave përpara vendosjes së bazës, pra fondantinës.
#3 Make up-i latte
Një trend që ka bërë namin në TikTok dhe është pëlqyer masivisht nga gocat! Tendenca “latte makeup”, do të thotë tonet e kafes dhe bronzit në tërësinë e grimit tuaj.
#4 Kapëse flokësh mëndafshi
Stili elegant është në çdo kohë i përjetshëm, madje i përshtatshëm qoftë kur jeni duke shkuar në palestër, apo kur jeni në një night club. Thjesht, kapini flokët bisht me një kapëse mëndafshi, që ka qenë një nga aksesorët IN të flokëve për vitin që po ikën. Hidhini një sy Bella Hadid-it.
#5 Flokë Bob me bollëk
Ky model flokësh pati një moment gjatë 2023-ishit, ku shumë goca të famshme dhe influencers e zgjodhën si të preferuarin e tyre. Ka diçka moderne dhe të pamohueshme në këtë stil, ndaj ju mund ta zgjidhni edhe nëse keni flokë të shkurtër, me onde, kaçurrelë apo të drejtë.
#6 Karfica & lidhëse
Në një vit të dominuar nga tendencat minimaliste, aksesorët e flokëve çuditërisht kanë qarkulluar kudo, ndoshta si një mënyrë për të personalizuar stilin. Fjongo, karfica me gurë, lidhëse për gërshetat, kombinimet kanë qenë goxha stylish dhe të shumëllojshme.
#7 Thonjtë krom
Me efekt pasqyrë, krom, metalik, sido që ta quani nuk mund të mohohet “shpërthimi” i efektit krom në manikyrin e 2023-ishit.