MENU
klinika

Kurti: Më shumë kushte për nënat e reja

Lind fëmija i parë për 2024-ën në Kosovë

01.01.2024 - 11:07

Lind fëmija i parë për 2024-ën në Kosovë. Ka qenë pikërisht ora 00:05 kur në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare erdhi në jetë një djalë.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili shkoi dhe vizitoi nënën e re. “Jam shumë i lumtur me nënat të cilat i dhanë foshnjet e para. E kemi Rajanën pesë minuta para mesnatës dhe e kemi Naronin, pesë minuta pas mesnatës, edhe foshnjat dhe nënat janë mirë”, deklaroi Kurti.

Kurti tha se në çdo institucion shtetëror ka zyrtarët kujdestarë të cilët punojnë që ne të tjerët të mund të festojmë. “Falënderoj Drejtorin Dr. Zef Ndrejaj dhe gjithë personelin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK për angazhimin e pakursyer dhe mikpritjen e përzemërt”, u shpreh ai.

Kurti theksoi se Ministria e Shëndetësisë po e rinovon tërësisht Repartin e Gjinekologjisë përmes investimit në vlerë dy milionë e gjysmë euro. “Do të ofrohen kushte dinjitoze për nënat e reja dhe mjedise moderne për mjekët e infermierët. Në këtë vit edhe repartet tjera do ta kenë të njëjtin fat sepse shëndetësia është prioritet i yni. Urime familjarëve dhe gëzuar 2024”, shkroi Kurti.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!