01.01.2024 - 14:22
Nata e ndërrimit të viteve krahas atmosferës festive shpesh shënon edhe plagosje të qytetarëve nga shpërthimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarre dhe kapsolla.
Mediat kosovare bëjnë me dije se 22 persona janë plagosur gjatë përdorimit të fishekzjarrëve dhe kapsollave në mesnatën e ndërrimit të viteve, ndërsa një person është plagosur nga një plumb qorr.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla tha për medie se gjithsej trajtim kanë kërkuar 249 pacientë brenda 24 orëve.