01.01.2024 - 16:04
Dhjetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës në ditën e parë të vitit 2024.
Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se ka pasur edhe raste të vogla për shkak të konsumimit të alkoolit.
Mjeka Fabiola Spahiu konfirmon se rastet kanë qenë të menaxhueshme, ndërsa personat kanë marrë ndihmë për shkak të alkoolit të tepërt.
Veç personave të paraqitur për shkak të problematikave me alkoolin, dy persona kanë mbërritur të dëmtuar për shkak të një konflikti mes tyre.