MENU
klinika

Kreshnik Spahiu

“Kishte më shumë njerëz Beleri në varrimin e gjyshes, se Berisha në protestë”

02.01.2024 - 19:44

Juristi Kreshnik Spahiu analizoi protestat e opozitës në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha. Spahiu tha se personalisht kishte menduar se në momentin që Berisha do të arrestohej do të mbusheshin sheshet e vendit në mbështete të tij.

Gjatë një interviste televizive ai shtoi se kauza e ish-kryeministrit ka rënë dhe nuk i inspiron më njerëzit, duke bërë që Fredi Beleri të mbledhë më shumë njerëz në varrimin e gjyshes sesa Berisha në momentin e arrestimit.

Spahiu nënvizoi se një lider që erdhi në pushtet më 1.2 milionë vota është katandisur pas 33 vitesh me 120 persona që i qëndrojnë afër.

“Opozita humbi në bastionet e veta, atje ku për 33 vite ka pasur mbështetjen më të fortë të militantëve dhe aktivistëve. Kjo nuk ka asnjë logjik politike dhe Shqipëria nuk ka krahasimet e veta. Unë kam pritur që në momentet që Berisha do të arrestohej sheshet do të mbusheshin plotë, nuk kam pritur që Fredi Beleri në varrimin e gjyshes të mbledhë më shumë njerëz se Berisha në arrestimin e tij. Kjo është e paimagjinueshme dhe mjafton kaq të bësh analizë. Të shikosh qendrat tregtare, janë 100 herë më të mbushura për shoping për Vitin e Ri se sa me mitingun e Berishës. Të shohësh radhën për gjelin e detit me pjesëmarrjen në protestat e kauzës së Berishës është e pa krahasueshme. Është dëshpëruese të shohësh se si një lider që erdhi me 1 milion e 200 mijë vota, katandiset në 120 persona”, tha Spahiu