Ornela Morgan dhe dy djemtë e saj u vranë tragjikisht më 30 dhjetor nga rreshteri, Watson Morgan. Bashkëshorti i të resë korçare qëlloi për vdekje nënën e djemve të tij rreth moshës 10-12 vjeç.
Sipas policisë, rreshteri qëlloi fillimisht për vdekje gruan, fëmijët para se të kthente në fund armën edhe rreth vetes. 49-vjeçari punonte si rreshter policie në Nju Jork për më shumë se 15 vite.
Ornela, vajza nga Korça e dashuruar me rreshterin amerikan!
Edhe pse nuk ishte shumë aktive në rrjetet sociale, në fotot e hershme të publikuara nga Ornela shihet se sa e afërt ishte me 49-vjeçarin.
Ornela ishte e interesuar të udhëtonte dhe të shihte botën, dhe shpesh postonte shprehje frymëzuese krahas fotove të saj.
Krahas një foto ku një grua mban një valixhe, Ornela shkruan: Një herë në vit, shko diku ku nuk ke qenë kurrë”.
Po ashtu edhe Watson ndante shpesh në rrjetet sociale foto krahas familjes së tij, ku shihet se ishte mjaft i lidhur me djemtë dhe bashkëshorten. Një foto e fundit e familjes që Ornela kishte ndarë në rrjetet sociale, e gjitha familja dukej mjaft e lumtur.
Ngjarja e rëndë ka tronditur Nju Jorkun ndërsa hetimet vazhdojnë.