MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Helmimet nga ilaçet, kur duhet të tregojmë kujdes?

04.01.2024 - 15:52

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Helmimet nga ilaçet, kur duhet të tregojmë kujdes

Mjeku: Të njohura mirë janë helmimet nga substancat që ne i mbajmë për t’i përdorur në shtëpi, si: vajguri, insekticidet, amoniaku, verniket me plumb, zbardhuesit e ndryshëm, pluhurat larës etj. Megjithatë, e përsërisim, janë fëmijët që përbëjnë grupin më të ekspozuar ndaj këtyre helmimeve, por edhe të rriturit apo të moshuarit gjithashtu janë të rrezikuar. Këta të fundit mund të helmohen shumë lehtë nëpërmjet ilaçeve, sepse ndjeshmëria ndaj disa substancave rritet me kalimin e moshës dhe dozat normale për grupmoshat e para dhe të dyta bëhen të rrezikshme për grupmoshën e tretë.

Ja që edhe vetë ilaçet mund të kthehen padashur në mjete të helmimit shtëpiak, për arsye të reaksioneve të dëmshme që provokojnë shfaqjen e një tolerance të keqe; kështu mund të ndodhin raste gjithmonë e më të shumta të përdorimit jo të drejtë e të rrezikshëm të ilaçeve, që në situata të tjera i bëjnë mirë organizmit të njeriut.

Situata e “ndotjes farmakologjike” më shpesh shkaktohet nga vetëmarrja e medikamenteve kundër dhembjes së kokës, dhembjes së dhëmbëve, temperaturës së lartë, heqjes së barkut, pagjumësisë, ankthit: medikamentet e skaduara (që kanë kaluar afatin e garancisë), të alternuar (që kanë pësuar ndryshime) të marra me doza të mëdha ose të ngatërruara (marrja e një medikamenti në vend të një tjetri) bëhen toksike dhe burime të helmimeve të pavullnetshme.

Dhembjet kalojnë, por personi bie në gjendje kome, vihet në gjrndje gjumi të thellë, familjarëve iu duhet të lodhen- të ndihmuar edhe nga mjeku i familjes – për të rizgjuar të sëmurin; heqja e barkut ndërpritet, por mëlçia i pëson dëmtimet; gjendja e ankthit lehtësohet, por zëvendësohet me një gjëndje shtangie që shqetëson gjithë të tjerët. Këto janë rezultatet e vëzhgimeve të përditshme dhe statistikat për këto probleme flasin shumë qartë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.