Truri është i përfshirë në çdo moment të jetës sonë dhe duhet të kujdesemi për të ashtu siç kujdesemi për pjesët e tjera të trupit. Studimet tregojnë që duhet me çdo kusht të bëjmë ushtrime për përqëndrimin dhe kujtesën duke ndihmuar kështu në zhvillimin e trurit dhe mbajtjen e aktivizuar të tij, pavarësisht nga mosha, sidomos pas Covid-19 që sipas ekspertëve mund të ketë lënë disa pasoja për të cilat do tregojmë disa mënyra praktike për përmirësim.
Mund të duken të çuditshme, por këto ushtrime në formë lojërash janë super efektive:
– Puzzle → gjatë lojës kërkohen njëkohësisht disa njohuri dhe kështu krijohen sfida për trurin duke ndihmuar në përforcimin.
– Provo të bësh një lojë me letra (jo tarot ëëë) → përmirëson kujtesën dhe aftësinë e të menduarit.
– Mëso kërcime të ndryshme → rrit shpejtësinë e përpunimit të informacionit dhe të kujtesës.
– Përdor të gjitha shqisat në momente dhe vende të ndryshme → kjo gjë përforcon ndjeshmërinë dhe përqëndrimin në detaje.
– Mëso një aftësi të re, mesoji dikujt tjetër një aftësi të re → sepse ndihmon trurin të marrë përgjegësi të reja mësimi ose shpjegimi, rrit përqëndrimin dhe forcon kujtesën.
– Dëgjo ose luaj muzikë → shumë prej nesh e kanë të pamundur të kalojnë një ditë pa dëgjuar muzikë dhe kjo shpjegohet me kërkesën e trurit për qetësi, për të fituar fuqi dhe rritur kreativitetin dhe të menduarin.
– Provo mënyra/rrugë të reja → nëse nuk eksperimentoni me mënyra të ndryshme për të arritur qëllimet, truri do bjerë në “monotoni” dhe nuk ka asnjë motiv për të menduar, zgjidhur probleme apo të përballojë sfida, prandaj këshillohet që minimumi gjatë ditës të ndryshoni rrugën e kthimit për shtëpi ose transportin.
– Medito → relakson trupin dhe mëndjen, rregullon frymëmarrjen, redukton dhe parandalon stresin.
– Fokusohu, strukturo dhe organizo → informacioni që kalon në tru është më i kuptueshëm dhe i thjeshtë për t’u kujtuar nëse paraprakishit e kemi strukturuar atë.
– Fli gjumë mjaftueshëm → i fundit në radhë, por tepër i rëndësishëm, kur truri ka lodhje të konsiderueshme gjatë ditës dhe nuk merr as qetësinë e nevojshme kur edhe sa duhet, e ka të pamundur të jetë efikas sado që mund të mundohemi me metoda të ndryshme.
Pasi kemi lexuar dhe mësuar, ekspertët sugjerojnë të bëjmë një sy gjumë kështu truri do përthithë në qetësi të gjitha informacionet e marra.