MENU
klinika

Bashkëpunoi me tre të dënuar

Klodiana Lala zbulon detajet e reja nga plani i Dan Hutrës për arratisje nga burgu

04.01.2024 - 20:01

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me planin e arratisjes nga Dan Hutra, autor i disa vrasjeve dhe plagosjeve, si edhe tre të burgosurve të tjerë.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se Hutra kishte siguruar mjete të improvizuara për arratisjen nga burgu i sigurisë së lartë në Fier.

Sipas saj ka rezultuar se Hutra kishte arritur që përmes shtypjes së tenxhereve të krijonte mjetet prerëse për të prerë zgavrën e hekurit ku më pas do kalonte duke përdorur një çarçaf të lidhur në formën e litarit.

Dyshohet se 4 të burgosurit kishin në plan të shfrytëzonin ndërrimin e turnit të rojeve në burgun e Fierit.

“Drejtoria e Burgjeve ka zbuluar planin që kishte si organizator Dan Hutrën, i cili kishte siguruar mjete të improvizuara për arratisjen nga burgu i sigurisë së lartë. Ka rezultuar se Hutra kishte arritur që përmes shtypjes së tenxhereve të krijonte mjetet prerëse për të prerë zgavrën e hekurit ku më pas do kalonte duke përdorur një çarçaf të lidhur në formën e litarit. Ata do të shfrytëzonin ndërrimin e turneve të rojeve në burg.

Të përfshirë në planin e arratisjen ishin 3 të burgosur nga Vlora për vjedhje. Geraldo Veizi, Martin Kapllani dhe Feti Kovaçi. Dyshohet se plani u organizua gjatë festave të fundvitit. Megjithatë hetimet mund të hedhin dritë mbi detaje të reja lidhur me këtë plan arratisje”, zbuloi ajo mes të tjerash.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vrau tri gra dhe plagosi tre të tjera

Dan Hutra tenton të arratiset nga burgu i Fierit