MENU
klinika

Nderoi Adem Jasharin

Shërbimet sekrete rrahin brutalisht politikanin serb

05.01.2024 - 11:05

Politikani serb Nikolla Sanduloviç është dhunuar brutalisht nga shërbimet sekrete serbe, për shkak se kërkoi falje për krimet serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe nderoi komandantin e UÇK-së Adem Jashari.

Lajmi është bërë me dije nga e bija e Sanduloviç, Klara, e cila për median kroate “Slobodna Dalmacija” ka rrëfyer detaje për gjendjen e rënduar të të atit. Sipas Klara Sanduloviç, politikani serb ka mbetur i plagosur rëndë nga dhuna që është ushtruar ndaj tij nga BIA serbe.

Mediumi kroat nis shkrimin së pari duke treguar për agjentët e Shërbimeve Sekrete Serbe të cilët hynë në shtëpinë e presidentit të Partisë Republikane, Nikola Sanduloviç dhe e morën “për ta marrë në pyetje”.

Sipas informacioneve të fundit nga familja dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, Nikola Sanduloviç është “kthyer në shtëpi në gjendje të rëndë” të enjten pasdite. Ai dyshohet se është i paralizuar, ka shenja dhe lëndime të shumta, ka rrëfyer Klara Sanduloviç.

“Dje gruaja e tij e gjeti derën e shtëpisë të hapur, dhe babai im nuk ishte askund… Ajo shkoi menjëherë në polici për ta denoncuar zhdukjen, dhe ata thjesht i thanë ‘mos u shqetësoni zonjë, ai është i sigurt”, rrëfen e bija e Sanduloviç.

“Kjo ishte shenja e parë se diçka nuk ishte në rregull, se diçka kishte shkuar keq…. Mëngjesin e 4 janarit ajo po priste në spitalin në Beogradit, që nga ora nëntë, sepse zbuloi se ai ishte në spital, por askush nuk i ka dhënë asnjë informacion, vetëm se ishte ‘nën mbrojtjen e shërbimit ushtarak’ dhe atë informacion mund t’ia japë vetëm ‘mjeku i besuar’… gjoja është i palëvizshëm, gjithçka duket sikur është helmuar.”, pohon Klara Sanduloviç.

Vajza e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, për shkak të gjithë situatës u largua urgjentisht nga Spliti, ku kishte shkuar për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri me familjen e saj, për t’u kthyer në Beograd për të ndihmuar të atin.

Kjo nuk është hera e parë që Nikola Sandulović është në prag të vdekjes. Ai ishte helmuar një herë, dy vjet më parë.

Një herë i është hedhur një bombë në oborrin e shtëpisë në Senjak, ndërsa një herë tjetër, në fillim të vitit 2010, nën xhip i është vendosur një mjet shpërthyes. Nga shpërthimi, Sanduloviqç u plagos rëndë, ndërsa tre shoqëruesit e tij u plagosën lehtë. Katër persona u akuzuan për tentativë vrasjeje dhe krime të tjera të rrezikimit të sigurisë së qytetarëve, ndërsa në gjykimin, i cili përfundoi me aktgjykim fajtor dhe disa vite burg, pati edhe një përleshje mes Sanduloviçit dhe njërit prej të akuzuarve i cili erdhi në dëgjime nga liria. Megjithatë, ai vendim u anulua në gjykatën më të lartë të apelit në Beograd, kështu që pritet një vendim i ri gjyqësor, vijon raportimin mediumi kroat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkoi falje për gjenocidet në Kosovë

Arrestohet nga shërbimi sekret politikani serb


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!