MENU
klinika

Pas reagimeve nga Rike Roçi dhe Enca

Dojna Mema u përgjigjet kritikave për intervistën e saj

05.01.2024 - 11:35

Dojna Mema ka reaguar pas kritikave që u ndezën për intervistën e saj në “Oxygen” me Besim Dinën. Në një video të publikuar në Instastory, moderatorja u shpreh: “Vazhdoni të nxirrni foto e video nga konteksti, sepse njerëzit nuk janë budallenj”.

“Sa u përket atyre që flasin lart e poshtë për hir të të folurit se do marrin pak vëmendje dhe kjo punë është e vjetër sa bota, të vazhdojnë, mor Zot ta bëjnë”, e nisi ajo videon.

Më tej, u shpreh:

“Fatmirësisht, unë jam një personazh që jam rritur në televizion. Që nga mosha 21-vjeçare kam qenë në televizion (dhe) çdo gjë është publike, lehtësisht e vërtetueshme, ndaj vazhdoni nxirrni foto, mesazhe, video, fraza nga konteksti televiziv dhe i show-t dhe përdorini si të keni qejf se njerëzit nuk janë budallenj!”.

Reagimi i Dojnës vjen pasi atyre të Rike Roçit dhe Encës. Rikja komentoi në një video “Harroi kjo që çuni i babit [emri i fshirë] i vendoste 500 euro në ballë dhe i bëheshin sytë me zemra kësaj…i urrej vajzat që bëjnë si moraliste dhe pastaj nga mbrapa janë më keq”, referuar një videoje të vjetër ku Erik Fullani i mbyll sytë Dojnës me një kartëmonedhë me vlerë 500 euro.

Në një fragment të intervistës, Dojna tha: “Mendoj se rrjetet sociale kanë ndikuar shumë në krijimin e kësaj jetës plastike, jetës që nuk është e vërtet”, më pas iu drejtuar shikuesve, duke thënë: “Njerëz, nuk është e vërtetë, mos e besoni”, tha Dojna.
Ajo shtoi:“Mendoj që kjo tendenca ka bërë që të jemi ku jemi sot dhe të krijojmë këtë jetën perfekte dhe luksoze, pa pyetur një herë veten nëse janë të lumtur këta njerëz, sepse qëllimi në jetë është të jemi të lumtur”.

Enca, në një postim në Instastory u shpreh: “Se më vjen për të qeshur kur thonë “Mos u besoni rrjeteve sociale, se gjithçka është një gënjeshtër, njerëzit nuk e kanë atë jetë, janë në të vërtetë të trishtuar etj, etj. Vërtet të gjithë postojmë në social media pjesët më të bukura të jetës (ose thjesht çfarë duam të ndajmë), por ka edhe njerëz që janë vërtet të lumtur, që jetojnë vërtet bukur, që janë vërtet të pasur, vërtet të dashuruar”, u shpreh ajo, duke shtuar: “Por kanë edhe njerëz që e kanë jetë të vërtetë! Mos u përpiqni t’i bëni të gjithë të duken ‘miserable’ që të ndiheni më mirë me veten”.