MENU
klinika

Beqaj, në SPAK!

“‘Gzona’ nuk ka asnjë lidhje financiare me familjen time”

05.01.2024 - 17:15

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur si çdo të premte në ambientet e SPAK në respektim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar nga Gjykata e Posaçme për koncesionin e Sterilizimit. Ai foli para medieve edhe për kontrollet që janë bërë në banesën e tij ku ju sekuestruan disa sende, ndërsa theksoi se ka kërkuar që t’i kthejnë laptopin duke shtuar se aty ka materiale për Sterilizimin.

Në mesin e muajit nëntor të 2023, ndaj ish-ministrit Gjykata e Posaçme caktoi masën detyrim paraqitje dy herë në muaj në prokurori, për akuzën shpërdorim detyre. Hetimi bën fjalë për shkeljet e pretenduara nga SPAK, në koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj tashmë i arrestuar bashkë me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Ish-ministri në dëshminë e dhënë më herët ka deklaruar se veprimtaria e tij është audituar nga Kontrolli i lartë i shtetit dhe nuk janë evidentuar shkelje.

Në dalje nga SPAK ku u paraqit si çdo javë në zbatim të masës së sigurisë, ish ministri Ilir Beqja deklaroi se po zbaton vendimin ndërsa kërkoi që ti vihet në dispozicion raporto i KLSH mbi të cilin siç tha ai janë bazuar pretendimet për shkelje.

“Që prej 20 nëntorit në zbatim të vendimit të gjykatës duhet të paraqitem te një nga hetuesit e çështjes së sterilizimit. Ky proces ndodhi dhe sot.”

Pyetje: Kontrollet në shtëpinë tuaj dhe janë sekuestruar sende,. A keni bërë apelim?

Beqaj: Jo jo. Ai është një gjë që mund ta refuzosh brenda 24 orësh. Unë e kam pranuar që në momentin që ka ndodhur si kontrolli dhe sekuestrimi i sendeve. Të nesërmen kam kërkuar që në laptopin ku kam të gjithë materialet e sterilizimit të ma japin sa më shpejt që të mund të vazhdoj komunikimin me SPAK për çështjen e serilizimit, siç jam i hapur për të zbatuar çdo gjë që kërkon drejtësia kërkoj që edhe ajo të jetë korrekt me mua.

Ka katër javë që kemi kërkuar të gjithë raportin e KLSH mbi të cilat është ndërtuar pretendimi i shkeljeve të ndryshme dhe akoma nuk më është vënë në dispozicion.

Pyetje: Marrëdhënie juaj me personat që përmenden në dosjen e SPAK? Kush është pronari i Gzona?

Beqaj: Ermal Kurtulajn e njoh prej më shumë se 15 vitesh. QË në maj të 2022 ka punuar në një projekt që ndiqej nga SASPAK. Lokali Gzona nga shkurti i 2020 nuk ka asnjë lidhje financiare ekonomike me familjen time. bashkëshortja ime është larguar në shkurt të 2020 dhe nga gjithë puna që ka bërë ka marrë 1,5 milionë lekë të vjetra.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koncesioni i sterilizimit në duart e prokurorëve të SPAK

Çfarë është tenderi që mban firmën e ish-ministrit Ilir Beqaj