MENU
klinika

Takimi i parë pa prezencën e Berishës

Mblidhet kryesia e PD-së së Rithemelimit

05.01.2024 - 19:57

Të shtunën (6 janar) në selinë e Partisë Demokratike të Rithemelimit do të mblidhet kryesia, në orën 13:00.

Kjo pritet të jetë mbledhja e parë pa prezencën fizike të Sali Berishës dhe kjo pasi ish-kryeministri ndodhet në arrest shtëpie.

Kujtojmë se më 30 dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore.

Sipas procedurave, mbikëqyrja policore parashikon shërbime të rregullta pranë banesës së Berishës për të ndjekur respektimin e kësaj mase nga ana e tij.

Ish kryeministri nën hetim dyshohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim në lidhje me çështjen e procedurave të privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani, gjatë të cilave SPAK-u dyshon se ai me akte nga më të ndryshmet ka ushtruar ndikim dhe presion, duke favorizuar dhëndrrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, që u mbush shpejt me një grup pallatesh.

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA