MENU
klinika

Sanduloviç u masakrua nga shërbimi sekret

Vulin: Shërbimet e tjera i vrasin tradhtarët

06.01.2024 - 14:07

sh-drejtori i BIA-s, Aleksandar Vulin është shprehur se Nikola Sanduloviç është arrestuar me urdhrin e tij. Ai pretendon se urdhri ishte dhënë në kohën kur ai ishte shef i BIA-as dhe kishte mbetur në fuqi.

“Sanduloviçin e kanë ndaluar sipas urdhrit tim, i cili ka mbetur në fuqi edhe pas dorëheqjes sime. Ai u ndalua me dyshimin për cenim të rendit kushtetues dhe duke punuar aktivisht për të mbështetur të ashtuquajturën shkëputje, Kosovë”, tha për Novosti-n Vulin.

Sipas Vulin nëse Sanduloviç do të kishte vendosur një kurorë në varrin e Himmlerit, Mossad do ta kishte vrarë, nëse do të kishte vendosur një kurorë në varrin e Osama bin Ladenit, CIA do t’i kishte gjetur kokën.

“Duke vendosur një kurorë në varrin e vrasësit të serbëve Adem Jashari, Sanduloviç është ndaluar vetëm me urdhër timin dhe është ndaluar me urdhër të prokurorit. I kërkoj falje Serbisë që nuk mund të bëj asgjë më shumë. Nuk e di se për cilët tradhtarë të tjerë janë aktiv urdhrat e mi për arrestimin dhe nxjerrjen e tyre para prokurorëve kompetentë, por është mirë që tradhtarët të kontrollojnë vetë, shpresoj që urdhrat të mos jenë tërhequr.”-tha Vulin.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!