MENU
klinika

Telashe të reja për Gjermaninë

Çfarë po ndodh me ekonominë më të fuqishme në Evropë

08.01.2024 - 09:41

Gjermaninë e presin tmerrësisht shumë telashe. Shitjet me pakicë në nëntor ranë 2,5% krahasuar me muajin paraardhës dhe 2,4%, krahasuar me nëntorin 2022. Kjo jo vetëm që është një rënie më e madhe se parashikimi, por më e madhja e shënuar që nga prilli 2022, që shënon një kthesë pas rritjes prej 1.1% në tetor. Krahasimi i llogarive të Italisë me ato të Gjermanisë mund dhe duhet të bëhet. Në vitin 2023 inflacioni në Itali duhet të mbyllet në 5.7% kundrejt 5.9% në Gjermani. Sipas Entit Federal të Statistikave, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit do të rritet me 6% në vitin e sapombyllur krahasuar me 5.9% në Itali sipas Istat. Diferenca vetëm për muajin dhjetor është më e dukshme: +3,1% në Itali kundrejt 3,7% në Republikën Federale.

Më e rëndësishme se inflacioni është shifra e rritjes. Në fillim të dhjetorit, Istat vlerësoi se viti 2023 do të mbyllej me një progres vjetor të PBB-së prej 0.7%: sigurisht jo një kërcim tigri aziatik, por definitivisht më i mirë se -0.3% i diagnostikuar më 2 janarin e kaluar për Gjermaninë nga Instituti për Kërkime Makroekonomike dhe Ekonomike (Imk) në Duseldorf. Tashmë në dhjetor, Bundesbank kishte parashikuar se viti do të përfundonte në recesion teknik, mbi të gjitha për shkak të ngadalësimit të industrisë, i penguar nga mungesa e gjallërisë në tregtinë ndërkombëtare, por mbi të gjitha nga çmimi i lartë i energjisë, dhe sektori i ndërtimit i rënduar nga shtrëngimi monetar i vendosur nga BQE në Frankfurt. Shpresa e vëzhguesve ishte se sektori privat do ta kompensonte atë me një rikthim të kërkesës. Kjo nuk ndodhi dhe sot ekonomia gjermane po “lëngon”. Dhe raporti i borxhit ndaj PBB-së në Gjermani është rreth 64%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista e Ish-presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë

“Amnistia fiskale, derë e hapur për pastrim parash”