MENU
klinika

Artur Ajazi

Rrugica e “revolucionit”…

08.01.2024 - 12:37

Zakonisht revolucionet lindin dhe bëhen në hapësira të mëdha, qytete, rrethina, fshatra, male e fusha. Por Rithemelimi ka përzgjedhur ta bëjë “revolucionin” nga rrugica e liderit. Ka përzgjedhur ti kërkojë “ushtarëve të revolucionit” pikerisht nga rrugica e liderit “të ngrihen, o sot o kurrë”. Të mbledhur “grushtbashkuar rreth udhëheqesit”, ata nuk e kuptojnë se, gjithçka nis nga idetë, alternativat, programet, nga njerëzit përfaqesues të lëvizjeve politike, nga pastertia e tyre morale dhe shpirtërore.

Ata njerëz, ku shumica (ish-pushtetaret) janë me pasuri të mëdha, nuk e kuptojnë se, shumica e popullit është me zhvillimin, progresin, me harmoninë politike dhe sociale, me rrogat e rritura dhe rritjen e nivelit të jetës së përditshme, dhe jo me britmat, ulurimat, akuzat “afrofe” të vijnë nga podiumet e sajuara.

Populli është me atë dhe ata, që u sigurojnë rendin, qetesinë, paga dhe pensione të larta, që u bëjnë rrugë dhe parqe të reja. Por ja që, Rithemelimi ka vendosur ta bëjë “revolucionin dhe rrëzimin e qeverisë” nga rrugica e liderit, që mban emrin e “Heroit të Popullit” Mustafa Matohiti. Fjalimet dhe podiumet e ngritura mes rrugicës, bezdisja e madhe ndaj banoreve dhe bizneseve, por dhe shkelja e ligjit, janë veçoritë absurde të “revolucionit fitues”.

Pjesa më e madhe e bazës së Partisë Demokratike, po tregon maturi për momentin. Kjo duket në grumbullimet e tyre në “rrugicën e revolucionit”, tek shohin pasanikët e ish-pushtetit të dikurshëm, që kapardisen majë makinave të shtrenjta dhe vilave, duke ftuar njerëzit të mblidhen. Por për çfarë të mblidhen ? Për pushtetin e tyre, për pasuritë e tyre, për mëkatet e tyre, apo për rikthimin e tyre në pushtet ? Dihet se si qeverisën ata të “rrugicës së revolucionit”, dihet se si e katandisën shtetin, popullin, se si shpërfytyruan drejtësinë, bizneset, se si thelluan korrupsionin, borxhin publik të shqiptareve etj.

Revolucionin e bëjnë njerëzit me moral, me ide, me programe konkurruese, me njerëz të papërlyer me afera korruptive, dhe me mbështetje masive popullore. Shqiperia nuk ka nevojë për “moralistë” të dështuar dhe damkosur, por për njerëz të motivuar qartazi për progresin e vendit dhe popullit. Jemi 33 vjet pas ndërrimit të sistemit, dhe shqiptarët nuk e “hanë më atë kokërr ulliri”, të ngrihen dhe mbështesin shkaterruesit e të ardhmes së vendit.

Koha kur votuan “demokratët”, ishte kohë e humbur, me shumë pasoja sociale dhe njerëzore. Ndaj, le të rrinë në rrugicë, dhe le të mbajnë fjalime revolucionare, kurse shqiptarët kanë zgjedhur tjeter rrugë, atë të progresit dhe integrimit europian.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin