MENU
klinika

Dyshimet se shtyu bashkëshorten drejt vetëvrasjes

Lihet në burg Xhemal Loka

08.01.2024 - 14:50

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Xhemal Lokën, bashkëshortin e 41-vjeçares Bedrie Loka e cila i dha fund jetës në banesën e tyre duke pirë fostoksinë mëngjesin e 2 Janarit.

Xhemal Loka doli para togave të zeza ditën e sotme (8 Janar) ku iu caktua masa e sigurisë “arrest me burg”.

45-vjeçari akuzohet se shtyu bashkëshorten drejt vetëvrasjes dhe e kërcënoi në sy të një prej fëmijëve me thikë.