Ish-kryeministri i Serbisë Zoran Zhivkoviç akuzon presidentin aktual Aleksandër Vuçiç se ka tradhtuar interesat e Serbisë në lidhje me Kosovën, duke e njohur atë si shtet nën presionin e Perëndimit.
Ai thotë se Vuçiç ka bërë një marrëveshje me Francën dhe Gjermaninë për të zgjidhur çështjen e Kosovës në këmbim të përfitimeve personale dhe politike.
“Vuçiç është një mashtrues i madh, i cili pretendoj se mbroj Serbinë dhe identitetin e saj, por në fakt i ka dorëzuar Kosovës të gjitha të drejtat dhe simbolet e saj. Ai ka lejuar që Kosova të ketë targat e saj në Serbi, ndërsa serbët në Kosovë duhet të heqin ato. Ai u nënshtrohet të gjithëve, dhe ata e tolerojnë atë për sa kohë që ai vjedh në zgjedhje, në investime dhe në çdo fushë tjetër, por i ka dhënë Kosovës atë që kërkon”, ka deklaruar ish-kryeministri, i cili qeverisi Serbinë nga viti 2003 deri në vitin 2004.
Ish-kryeministri i Serbisë Zoran Zhivkoviç akuzon presidentin aktual Aleksandar Vuçiç se ka tradhtuar interesat e Serbisë në lidhje me Kosovën, duke e njohur atë si shtet nën presionin e Perëndimit. Ai thotë se Vuçiç ka bërë një marrëveshje me Francën dhe Gjermaninë për të zgjidhur çështjen e Kosovës në këmbim të përfitimeve personale dhe politike.
“Vuçiq është një mashtrues i madh, i cili pretendoj se mbroj Serbinë dhe identitetin e saj, por në fakt i ka dorëzuar Kosovës të gjitha të drejtat dhe simbolet e saj. Ai ka lejuar që Kosova të ketë targat e saj në Serbi, ndërsa serbët në Kosovë duhet të heqin ato. Ai u nënshtrohet të gjithëve, dhe ata e tolerojnë atë për sa kohë që ai vjedh në zgjedhje, në investime dhe në çdo fushë tjetër, por i ka dhënë Kosovës atë që kërkon”, ka deklaruar ish-kryeministri, i cili qeverisi Serbinë nga viti 2003 deri në vitin 2004.
Zhivkoviç shton se Vuçiç e ka pranuar Kosovën si shtet që nga viti 2013, por ai gënjen veten dhe popullin se ai nuk e ka bërë këtë.
“Lista e tij serbe ka marrë pjesë në zgjedhjet në Kosovë për dhjetë vjet me radhë, deputetët e tij kanë zënë vend në parlamentin dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe kanë marrë pjesë në inaugurime dhe ceremoni ku është kënduar ose dëgjuar himni i Republikës së Kosovës”, tha Zhivkoviç.