Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi, ka deklaruar se tashmë janë drejt bashkimit të opozitës në një koalicion të gjerë opozitar.
Në një intervistë për News24, Bardhi ka komentuar po ashtu edhe masën e arrestit në shtëpi të Sali Berishës, duke e cilësuar si një masë të panevojshme. Ndërsa sa i takon ndërprerjes së komunikimit me publikun sipas tij është tejkalim, pasi dhe mund të ishte hequr fare.
“Kemi lënë mënjanë konfliktin, në fokus bashkimi. Po punojmë për bashkimin në një formacion të opozitës dhe shumë shpejt do të kemi zhvillime sa i përket bashkimit. Ligji i PS për Komisionet Hetimore, mekanizëm i mazhorancës. I jam drejtuar me letër zyrtare Presidentit Begaj. Presidenti të ngrihet në lartësinë e përfaqësuesit të popullit”, tha ai.