MENU
klinika

Vajza i rrëfeu se 33-vjeçari e kishte përdhunuar prej 9 vitesh

Si shqiptari i ngriti kurth kunatit për ta vrarë

10.01.2024 - 11:05

Një krim i rëndë ka tronditur Greqinë, ku një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij, pasi mësoi se ky i fundit i kishte përdhunuar vajzën prej 9 vitesh.

E bija 18-vjeçare, nga martesa e parë, i kishte rrëfyer Fatmir Talellarit mëngjesin e së martës (9 Janar) se 33-vjeçari Erjon Pelivani kishte abuzuar seksualisht me të që prej moshës 9 vjeçare, raportojnë mediat greke.

Gjithashtu vajza, nga martesa e parë, i ka treguar të atit se kohët e fundit viktima e shantazhonte se do t’i publikonte video dhe foto intime gjatë akteve të tij, duke i kërkuar një shumë parash.

I shokuar nga rrëfimi i së bijës, Fatmir Talellari ka marrë armën e gjahut dhe ka nxjerrë justifikim për të takuar 33-vjeçarin duke i thënë se iu ishte prishuar makina dhe kishte nevojë për ndihmë.

Autori ka treguar se është takuar me vëllain e gruas së tij të dytë pranë fabrikës AGET në zonën e Volos rreth orës 19:45 të pasdites së të martës.

Me të mbërritur në vendngjarje, pas një debati që ka pasur me të, autori e ka goditur 33-vjeçarin me tytën e pushkës në fytyrë dhe kur i riu ka tentuar t’ia heqë armën, e ka qëlluar për vdekje me një plumb të vetëm.

Më pas, në orën 21:40, autori ka shkuar në Komisariatin e Policisë Volos dhe ka rrëfyer krimin e rëndë.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar një patrullë policie, ku kanë gjetur pranë fabrikës AGET, trupin e pajetë të të riut të shtrirë në tokë, me dëmtime në fytyrë dhe të vrarë me plumb në gjoks. Matanë rrugës ishte automjeti, në pronësi të viktimës.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi