Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Volos të Greqisë, ku një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë vëllain e bashkëshortes së tij pasi ka mësuar se prej 9 vitesh kishte përdhunuar vajzën e tij nga martesa e parë.
18-vjeëarja kishte treguar se 33-vjeçari Erjon Pelivani, vëllai i gruas së dytë të babait të tij, e përdhunonte që në moshën 9-vjeçare dhe madje e shantazhonte me materiale video.
Pasi mësoi të vërtetën tronditëse, 50-vjeçari Fatmir Tarellari e ka vrarë me armë zjarri dhe më pas është dorëzuar në polici.
Si është kryer krimi
50-vjeçari ka marrë në telefon kunatin dhe i ka thënë të vinte të bisedonim. Babai i 18-vjeçares ndodhej në të njëjtën zonë me 33-vjeçarin dhe e qëlloi për vdekje pas një bisede të shkurtër që ata zhvilluan.
Sipas mediave greke, babai ka lajmëruar menjëherë policinë duke thënë se do të dorëzohej pasi kishte kryer një krim.
Kur e gjeti policia, mësohet se 50-vjeçari u tha duke qarë se “kam vrarë njeriun që më helmoi fëmijën”.
50-vjeçari me banim në Argalasti, ka lënë takim për të vrarë vëllain e bashkëshortes së tij, pak minuta pas mesnatës së djeshme (9 janar), në zonën “Asteria” të qytetit, me pretekstin se i ishte prishur makina në rrugë.
Dy burrat u takuan dhe pas një mosmarrëveshje verbale, 50-vjeçari duke përdorur një armë gjahu me një tytë, të cilën e posedonte ligjërisht, e qëlloi dhe e vrau.
Viktima ka rënë i vdekur me një plumb të vetëm. Nuk dihet ende se ku është goditur në trup.