MENU
klinika

A na bën më pak të mençur?

Zbuloni si ndikon ndotja e ajrit tek shëndeti i trurit

10.01.2024 - 17:40

Ndotja e ajrit është tema kryesore në botë tashmë prej shumë vitesh. Të këqijat në organizëm njihen, mushkëritë dhe organet e brendëshme janë më të prekurat.

Por a keni menduar ndonjëherë se çfarë kjo i shkakton trurit tuaj? Sipas eskpertëve në një qytet me shumë ndotje mund të shkaktojë një rënie domethënëse të inteligjencës tek njerzit që jetojnë aty. Këtë e tregon një studim i ri shkencor që paralajmëron për ndikimin e dëmshëm të ajrit toksik në shëndetin e njeriut.

Ndotja e Ajrit I Bën Njerëzit Më Pak Të Mençur
Studimi është kryer në Kinë, por është tepër i vlefshëm duke qenë se 90 përqind e popullësisë së botës është e ekspozuar ndaj ajrit të ndotur. Sipas Xi Chen, një nga shkencëtarët e Yale School of Public Health, ajri i ndotur ul nivelin e arsimimit tek njeriu me të paktën një vit. Ndikimi i ajrit të ndotur është i rëndë veçanërisht tek të moshuarit, burrat dhe njerëzit me arsim minimal. Në harkun kohor të 2010-2014, shkencëtarët analizuan disa teste aritmetike dhe të gjuhës për plot 20,000 vetë, pjesëmarrës në studim.

Rezultatet më pas u krahasuan me të dhënat e dioksidit të nitrogjenit dhe të sulfurit në ajër në vendndodhjen e pjesëmarrësve në studim. Të dhënat ishin shqetësuese. Sa më i gjatë në kohë të ishte ekspozimi ndaj ajrit të ndotur, aq më i ndjeshëm ishte dëmi i shkaktuar në aftësitë e trurit dhe veçanërisht të gjuhës. Ndikimi i ajrit të ndotur prek më shumë burrat se gratë, tha Chen. Dëmi është i konsiderueshëm edhe për njerëzit mbi moshën 64 vjeç.

Ndotja E Ajrit Shkakton 7 Milionë Vdekje Të Parakohshme Çdo Vit
Ky studim është i pari në llojin e vet që përfshin njerëz të të gjitha grupmoshave dhe që bën dallimin mes dy gjinive. Sipas ekspertëve, ndotja e madhe e ajrit mund të nxisë ose shkaktojë stresin oksidues, inflamacion nervor dhe degjenerim të trurit. Në këtë mënyrë, ajo bëhet shkaktare e rëndësishme e humbjes së inteligjencës tek njeriu. Nivelet e larta të ndotjes kanë një ndikim afat shkurtër edhe tek funksionet e trurit.

Për shembull, nëse një student ekspozohet shumë ndaj ajrit të ndotur përpara provimeve, ai nuk do të ketë një performancë të mirë. Shkencëtarët u kanë kërkuar ligjvënësve anëembanë globit të marrin masa konkrete kundër ndotjes së ajrit. Sipas Organizatës Botërore Të Shëndetësisë, 20 qytetet më të ndotura të botës ndodhen në Indi dhe Kinë. Ndotja e ajrit shkakton 7 milionë vdekje të parakohshme çdo vit. Ndërkohë ndikimi në trurin e njeriut është akoma thuajse i panjohur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?