MENU
klinika

"Më tha se nëse BE sulmohet..."

Zyrtari i BE zbulon bisedën me Trump: NATO ka vdekur!

10.01.2024 - 20:21

Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm Thierry Breton ka zbuluar një bisedë të kaluar mes tij dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se ky i fundit e paralajmëroi se SHBA nuk do e ndihmonte BE-në nëse do të sulmohej, raporton Politico.

“Duhet të kuptoni se nëse Evropa është nën sulm, ne nuk do të vijmë kurrë t’ju ndihmojmë dhe t’ju mbështesim”, citoi ai të ketë thënë ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Komisioneri evropian pretendon se edhe Trump tha se “NATO ka vdekur” dhe se SHBA-të do të tërhiqen nga aleanca.

“Kjo ishte një thirrje e madhe zgjimi dhe ai mund të kthehet”, tha Breton për Trump.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Senatorët janë pro gjykimit, ndërsa ish-presidenti kërkon shfajësim

‘Gjyqi ndaj Trump është kushtetues’