MENU
klinika

I tregon vijën e kuqe Vuçiçit

Gjermania: S’ka vend në BE për shërbëtorët e Putinit

11.01.2024 - 12:28

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk është më një partner i besueshëm dhe se në Bashkimin Europian nuk ka vend për shërbëtorët e Putinit.

Roth i ka bërë këtë deklarata në një intervistë gazetën “Nova”, ku dhe komentoi zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.

“Vëzhguesit ndërkombëtarë në këto zgjedhje raportuan për blerjen e votave dhe përdorimin e votuesve fantazmë në favor të SNS-së në pushtet. Këto janë metoda nga mjetet e një sundimtari autokratik, jo të një presidenti që është i përkushtuar ndaj demokracisë dhe shtetit të së drejtës dhe dëshiron ta udhëheqë vendin e tij në BE”, tha Roth.

Ndërsa Reporteri në Bundestagun për Ballkanin Perëndimor, Thomas Hacker, ka thënë se vëzhgues të ndryshëm kanë konstatuar parregullsi të ndryshme në zgjedhjet në Serbi.

Sipas tij, marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë kanë qenë shumë intensive për vite me radhë.

“Qeveria duhet të ketë interes, nëse gjithçka ka qenë në rregull, ta vërtetojë duke paraqitur ato dokumente, lista zgjedhore. Nëse nuk e bëjnë këtë, mendoj se BE-ja ka detyrim të bëjë pyetje, të pyesë se çfarë po ndodh me parregullsitë e raportuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë, çfarë ndikimi kanë pasur ato manipulime në rezultatet e zgjedhjeve”, u shpreh ai.

Sipas tij, “në parlamentin e Beogradit këto manipulime, siç duket, ndryshuan ndjeshëm rezultatin dhe votat e opozitës duket se kanë kaluar në duart e pushtetarëve”.

Gjithashtu u referua se çfarë do të ndodhë nëse situata përshkallëzohet.

“Nëse bllokadat në veri të Kosovës organizohen nga Serbia dhe nëse mund të hiqen vetëm me një fjalë, nëse Dodik ishte në një demonstratë në Beograd verën e kaluar, në një tubim dhe thoshte rroftë Serbia, rroftë Serbia, rroftë Rusia, dhe Vuçiqi po i qëndron pranë, se edhe kjo tregon se qeveria aktuale ka tendenca kombëtare ose ka një hap prapa, nëse situata është e tillë që krahas gjithë kësaj ende kryen manipulime elektorale, atëherë ne jemi shumë kritik ndaj kësaj dhe kjo është arsyeja pse transparenca është shumë e rëndësishme. Le t’i nxjerrim faktet atje dhe të shohim se çfarë ndodhi,” tha ai.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!