MENU
klinika

Një 'Montenegro' nga Kosta Rika

Zyrtare/ Egnatia prezanton zëvendësuesin e Dwamenas!

11.01.2024 - 13:27

Jurguens Montenegro është sulmuesi më i ri i Egnatias së Rrogozhinës. Klubi që udhëheq renditjen e Superligës ka firmosur kontratë afatgjatë me 23-vjeçarin që vjen nga Kosta Rika.

Montenegro ka qenë pjesë e Alajuelenses në vendlindje, teksa ka luajtur në huazim edhe te Cartagines, Puntarenas, Perez Zeledon apo edhe Bolivar në Bolivi. Jurguens Montenegro ka luajtur edhe pesë ndeshje me kombëtaren e Kosta Rikës, teksa kjo është hera e parë që provon të luajë në Evropë. Në Rrogozhinë ai shihet si zëvendësuesi i Dwamenas, ish-kapitenit të ekipit që më 11 nëntor 2023 pësoi kolaps në fushën e lojës gjatë sfidës kundër Partizanit dhe ndërroi jetë.

Njoftimi i klubit:

Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë afatgjate me sulmuesin nga Costa Rica, Jurguens Montenegro. Sulmuesi është prezantuar para mediave nga presidenti Agim Demrozi.

Emri: Jurguens

Mbiemri: Montenegro

Mosha: 13/12/2000

Kombësia: Costa Rica

Pozicioni: Sulmues